Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e sigurimit fizik kërkojnë të kthehen si pjesë e KEK-ut

Vendi  |  29.08.2023 Ora 8:11   

Mosplotësimi i kërkesës për t’u rikthyer si punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, i nxori përsëri në rrugë punëtorët e sigurimit fizik të kësaj korporate.

Por, për dallim nga protestat e kaluara, kjo e së hënës nuk nisi e qetë. Punëtorët e sigurimit fizik u ankuan se janë huazuar te kompani private, derisa thanë se gjendja e tyre ekonomike është e rënduar.

“Na nuk kërkojmë paga përmbi punëtorëve të tjerë. Por ne kërkojmë disa beneficione që të jemi më të sigurt. Duam të jemi sigurimi i KEK-ut, e jo me ardh sigurimet private me na menaxhu”, ka deklaruar për RTK-në punëtori teknik Avni Mulaku.

Punëtori tjetër teknik Izet Sejdiu, tha se kjo protestë ka qenë veç kërkesë për drejtësi. Ndërkaq përfaqësues të këtyre punëtorëve u shprehën se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet që ua ka dhënë, derisa paralajmëruan masa të tjera nëse të njëjtat nuk plotësohen.

“Këta punëtorë nuk kanë marrë aksione, meritojnë të kthehehen në KEK aty ku e kanë vendin”, ka thënë Nexhat Llumnica, kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut.

Që nga viti 2004, këta punëtorë tenderohen në sektorin privat./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing