Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjimnazi ‘Ahmet Gashi’ me donacion nga Ambasada Amerikane, pritet renovimi

Vendi  |  29.08.2023 Ora 8:12   

Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka pranuar donacion të inventarit shkollor nga Ambasada Amerikane.

 

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e arsimit në kryeqytet, Besianë Musmurati. Në postimin e shpërndarë në Facebook, ajo ka treguar se poashtu ambasada ka siguruar edhe renovimin e tërësishëm të shkollës për vitin e ardhshëm.

“Sot e pranuam donacionin nga Ambasada Amerikane për të furnizuar me inventar shkollor Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë. Gjithashtu pranuam edhe lajmin e mirë që edhe renovimi i tërësishëm i objektit të shkollës do të fillojë vitin e ardhshëm, me financim të Ambasadës Amerikane. Mezi po e presim shtatorin”, ka shkruar Musmurati./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing