Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Firmosen kontratat e para për adoptimin e qenve endacakë

Vendi  |  29.08.2023 Ora 8:15   

Është bërë firmosja i kontratave të Komunës së Prishtinës me qytetarë të cilët do të adoptojnë qenë endacakë. Në këtë ceremoni që u zhvillua në strehimoren e licencuar nga Agjencia e Veterinës, mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

 

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama tka theksuar se me këtë iniciativë tregohet interesimi i Komunës së Prishtinës për t’u marrë me këtë çështje.

“Kemi punu në vazhdimësi që qytetarët të mos rrezikohen nga qentë, në mesin e hapave është edhe nënshkrimi i kontratave sot me familjet që do të adoptojnë qentë. Çdo qytetar nga krejt territori i Kosovës është i mirëseardhur të adoptojë qentë endacak në kryeqytet. Në këtë mënyrë iu ndihmojmë kafshëve e u ofrojmë siguri qytetarëve”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij,  ata që lëshojnë qentë e adoptuar dhe nuk i mbajnë konform marrëveshjes do të gjobiten.

Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka theksuar se nëse haset në rrugë që një qen i adoptuar e që është braktisur, atëherë gjoba do të jetë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro, varësisht nga shkelja që konstatohet./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing