Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

SBASHK: Furnizimi i nxënësve me libra mund të marrë kohë deri në nëntor

Vendi  |  29.08.2023 Ora 8:17   

1 shtatori do të nisë me telashe sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit. E për këtë kanë fajësuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për keqmenaxhim të situatës me furnizimin e shkollave me libra. Në mbledhjen e Kryesisë së SBASHK-ut, ku u diskutuan përgatitjet e fillimit të vitit shkollor, është vlerësuar se shuma prej 80 eurosh që Ministria ka ndarë për një nxënës për blerjen e teksteve shkollore nuk është e mjaftueshme.

Dita kur institucionet e arsimit parauniversitar do t’i hapin dyert për nxënësit, do të jetë sfiduese për mësimdhënësit, sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

Në mbledhjen e Kryesisë së SBASHK-ut, ku u diskutua për përgatitjet e vitit të ri shkollor, kryesindikalisti i mësimdhënësve, Rrahman Jasharaj, tha se stafi arsimor do të ballafaqohet me vështirësi në zhvillimin e planprogramit, për shkak të vonesave që do të shkaktohen derisa të gjithë nxënësit të furnizohen me tekste shkollore.
 

E për këtë fajësoi ministren Arbërie Nagavci për keqmenaxhim të situatës.
 

“Ka kaluar koha kur shteti i thotë kemi arritur mirë të përgatitemi, për nivelin qendror e kam fjalën, se u kemi siguruar shkumësa dhe shpuza, dhe po presim me na ardhë librat kur t'i teket dikujt. Pra në shekullin 21 gara për dije të shekullit 21 duhet të bëhet me laptopë e projektorë”, theksoi Jasharaj.
 

Sindikalistët thonë se furnizimi i tërë nxënësve me tekste shkollore mund të marrë kohë deri në nëntor.
 

E, vendimi i Ministrisë së Arsimit që t’i subvencinojnë prindërit për blerjen e librave shkollorë do të paraqesë probleme, pasi, sipas sindikalistëve, ka mungesë të verifikimit të aplikimeve.

 

“Pastaj s'do të kenë mundësi as t'i kontrollojnë se kujt do t'i japin mjete për libra, për shkak se të njëjtën mund ta bëjnë edhe disa prindër që jetojnë në Gjermani por janë të regjistruar në Kosovë. Mendoj që ka qenë një gabim dhe një neglizhencë e ministrisë se nuk janë përgatitur me kohë”, theksoi Ymer Ymeri nga SBASH-u.
 

Ministria ka ndarë 50 euro për blerjen e librave dhe 30 euro për mjete shkollore për klasat e para deri në të pestën. Sipas kalkulimeve të SBASHK-ut kjo shumë nuk është e mjaftueshme.
 

“Unë i kam këtu shifrat edhe për klasën e tretë. Librat nga Dukagjini kushtojnë diku 60.72, edhe të Albasit janë diku 11. Por edhe kur po kombinohen në asnjë mënyrë me ato 50 euro që janë paraparë për librat dhe 30 euro për shpenzime nuk po munden të mbulohen”, deklaroi përfaqësuesi i SBASHK-ut në Mitrovicë.
 

Jasharaj akuzoi Nagavcin për mosinteresim për t’u takuar me sindikalistët. Ai tregoi se herën e fundit që është parë me ministren Nagavci ka qenë në qershor, gjatë vizitës së nënkryetarit të Federatës së Mësuesve të SHBA-së.
 

Në mbledhje gjithashtu u kritikua Ministria për mosofrimin e trajnimeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing