Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KMDLNJ-ja kundërshton bllokimin e rrugës pranë UP-së, akuzon Ramën për zaptim të hapësirave

Vendi  |  29.08.2023 Ora 8:22   
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për zgjatjen e orarit me pagesë të parkingut në Zonën A.

KMDLNJ-ja tha se arsyetimi i vendimit është i pasinqertë pasi tregon se "edhe banorët e lagjes nuk e kanë parkingun e siguruar duke e shënjuar me numër, ku askush nuk mund ta parkojë veturën".

“Kohë më parë u mor vendimi të mbyllen rrugët që çojnë në Parkun e Universitetit të Prishtinës (park i thënçin) që edhe më shumë do ta vështirësojë lirinë e lëvizjes dhe kjo mbyllje si edhe ajo bri Katedrales u bë pa u arsyetuar me një bazë ligjore. Edhe në kohën e Shpend Ahmetit, një ferman i tij gojor i veshte ‘xhonturqit’ e Prishtina Parkingut me përgjegjësi të vendosin bllokues në vetura që shkelnin rregullat ndonëse kjo ishte përgjegjësi e Inspeksionit dhe autorizim policor”, thuhet në reagimin e Këshillit.

Ky Këshill shtoi nëpërmjet një komunikatë të hënën se pse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është aq këmbëngulës në krijimin apo zaptimin e hapësirave publike për parkingje, në kohën kur “Parkingu i Madh në kompleksin e Universitetit të Prishtinës shfrytëzohet afërsisht vetëm 20 - 25 % e që nënkupton që gjatë ditës (kur ka më së shumti për parkingje) i keni gjithmonë 490 deri në 540 vende të lira”.

Sipas KMDLNJ-së, qëllimi i fundit në këtë projekt është dështimi i parkingut dhe krijimi i hapësirave për biznes.

“Për të zbatuar këtë strategji, komuna e Prishtinës duhet të ofrojë alternativë për parkingje dhe të vendosë rregull në trafikun urban që po shkakton kaos dhe kolona të gjata”, thuhet tutje./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing