Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rreth 80 mijë aplikime, Nagavci: Paratë për libra pritet t’iu deponohen prindërve para datës 1 shtator

Vendi  |  30.08.2023 Ora 8:02   

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se deri më tani janë pranuar rreth 80 mijë aplikime për rimbursim për blerjen e librave për nxënësit e shkollave fillore. Sipas saj, mjetet pritet t’iu deponohen prindërve në llogaritë e tyre bankare para datës 1 shtator.

Ministrja Nagavci ka thënë se po trajtohen me seriozitet edhe ankesat e prindërve për fëmijet që i mbushin 6 vjeç pas datës 1 shtator.

“Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, ministrja i siguroi se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

Tutje, ajo thekoi se komunat tashmë janë informuar që shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor.

Këto detaje u dhanë gjatë një diskutimi mes Nagavcit, zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi dhe drejtorëve të departamenteve të MAShTI.

Në takim u tha se shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive.

“Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për fillimin e mësimit dual në 8 profile të reja, për Udhëzimet Administrative të ndryshuara dhe plotësuara, dhe çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor”, thuhet tutje në njoftim./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing