Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministri Peci nënshkruan Programin për Zhvillim Rural/ Grante 2023

Ekonomi  |  31.08.2023 Ora 8:03   

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot nënshkroi Programin për Zhvillim Rural/ Grante 2023 në vlerë prej 24,6 milionë euro.

Përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2023, siç edhe deklaroi Ministri Peci synohet rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor, specifikisht karshi rritjes së konsiderueshme të Fondit Blegtoral me qëllim të shtimit të prodhimit të qumështit dhe mishit; me 5 milionë euro (Masa 1, Nënmasa 1.7); Do të ketë rritje të mbikëqyrjes përgjatë të gjithë procesit me qëllim të mbrojtjes të së drejtës së aplikimit dhe qasjes së barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që me të vërtetë ushtrojnë veprimtari bujqësore, janë fermerë meritorë e mbi të gjitha real.

Masat që do të përkrahen këtë vit përmes PZHR-së janë:

Masa 1 – Investime në asete fizike dhe ekonomi familjare me 16,827,000.00 Euro apo 68,33% e buxhetit të granteve. Kjo masë përfshin prodhimin bazik bujqësor;

Masa 3 – Investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore 3,500,000.00 Euro apo 14,21% e buxhetit total;

Masa 7 – Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve me 4,000,000.00 Euro apo 16,24% e buxhetit të PZHR 2023;

Masa 5 – Zbatimi i Strategjive për Zhvillim Lokal – Qasja “Leader” me 300,000.00 Euro apo 1,22% e buxhetit të përgjithshëm i kushtohet kësaj mase./eo/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing