Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Thirrje për veprim urgjent kundër përdorimit të drogës tek të rinjtë në Kosovë

Vendi  |  26.06.2026 Ora 8:37   

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, organizatat KOMF dhe Labyrinth Rehabilitation Center kanë kërkuar veprime urgjente dhe të koordinuara institucionale për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i substancave narkotike.

Sipas këtyre organizatave, Kosova po përballet me rritje të sfidave në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të varësisë, ndërsa vlerësohet se numri i përdoruesve ka kaluar 35 mijë, me një rritje të shqetësueshme te të rinjtë.

Në raport theksohet se mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 në 16 vjeç, ndërsa substanca më e përdorur mbetet marihuana, me rritje të dukshme edhe të kokainës në vitet e fundit.

Organizatat paralajmërojnë mungesë të shërbimeve të specializuara për parandalim, rehabilitim dhe identifikim të hershëm të rasteve, duke kërkuar programe më të strukturuara dhe mbështetje më të madhe institucionale për familjet dhe profesionistët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing