Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vështirësi në aplikim për libra te komunitetet, hapet zyra për ndihmë

Vendi  |  01.09.2023 Ora 8:21   

Vështirësi në procesin e aplikimit për subvencionim të librave kanë pasur edhe komunitetet joshumicë në Fushë Kosovë. Por atje disa vullnetarë kanë hapur një zyrë ku prindërve u ofrohet falas ndihma për aplikim në thirrjen e hapur nga Qeveria e Kosovës.

Abdullah Salihu nga komuniteti ashkali, deri më tani nuk e ka bërë aplikimin për subvencionim të librave për tre fëmijët e tij pasi thotë së ishte i vështirë. Por tashmë po e bën në një nga zyrat ku është hapur në Fushë Kosovë, e cila po u ndihmon të gjithë komuniteteve për aplikim të suksesshëm.

Kurse Faton Tahiri, nga komuniteti egjiptian i cili ka bërë aplikimin, thotë se ministria do duhej ta kishte parasysh gjendjen e komuniteteve në vend.

Ndërsa aktivisti që po i ndihmon në këtë proces, Ardian Krasniqi, foli për sfidat që po hasin komunitetet në sistem për aplikim.

Kurse Bashkim Krasniqi, zëvendës kryesues në asamble komunale në Fushë Kosovë, tha se në këtë zyrë çdo ditë marrin ndihmë për aplikim mbi 50 qytetarë nga radhët e komuniteteve por edhe të tjerë.

“Duke pasur parasysh që komunitetet si rome, ashkali e egjiptan, nuk kane njohur për aplikim të përfitimit të shumës për blerjen e teksteve shkollore, ne kemi pa të nevojshme që t’i ndihmojmë. Ne kemi hapur një zyre me disa aktivist që këto familje mos të mbesin pa i ble librat duke qenë se edhe gjendja ekonomike e atyre nuk është e mirë”,tha Bashkim Krasniqi, zv kryesues në asamblenë komunale, Fushë Kosovë

Krasniqi u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që ta marrin këtë ndihmë falas dhe të aplikojnë, në mënyrë që të mos mbeten fëmijët pa tekste shkollore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing