Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbyllen për qarkullim të automjeteve dy rrugë të kryeqytetit

Vendi  |  01.09.2023 Ora 8:25   

Rrugët Qamil Hoxha dhe ajo Rexhep Luci në kryeqytet, nga dje janë mbyllur për qarkullim të automjeteve. Por e njëjta nuk do të ndodhë edhe me rrugën tek Universiteti i Prishtinës që e lidh me Bibliotekën Kombëtare, rrugë kjo që shfrytëzohet edhe nga mediumet Radio Kosova dhe Koha.

 

Kjo për shkak të reagimeve të shumta që erdhën pas vendimit të Komunës së Prishtinës.

Drejtori I RTK-Radios, Arsim Halili, tha se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore për ta ndaluar këtë vendim.

" Ne jemi ne një geto në një ishull ku nuk mund të lëvizmi, po besoj që kryetari i Prishtinës do të reflektojë dhe do të bëjë një zgjidhje alternative. Nëse mund një portë, duhet të hapet një alternative tjetër për qarkullim. Ne aktualisht nëse mbyllet kjo rrugë që është arteria e vetme për qarkullim  atëherë mbesim të izoluar dhe nuk mund të qarkullojmë me vetura tona zyrtare. Ne si institucion publik po ashtu kemi të punësuar persona me nevoja të veçanta dhe jep një dimension tjetër lirisë së lëvizjes që është një e drejtë elementare , nuk është luks", tha Arsim Halili, drejtor RTK Radio.

 Vendim e komunës së Prishtinës për ndalim qarkullim të objekti ku operon edhe medium koha ka vazhduar ta kundërshtoi drejtoresha e këtij medium Flaka Surroi. Surroi ka shkruar se është se është data e fundit e zbatimit të vendimit për mbylljen e qasjes në oborrin e ish RTP-së teksa përmes shkrimit ka përmendur edhe mos reagimin e AGK-së në raport me mediumet.

Ndërsa gjatë ditës, Këshilli drejtues i UP-së ka mbajtur një mbledhje ku i ka kërkuar komunës pezullimin e këtij vendimi.

" Unë mendoj që është një moment i rëndësishëm që të bëjmë një studim për hapësirën ekzistuese që kemi për parkingjet tona, për shkallën e shfrytëzimit të tyre për përdoruesit e tyre” Qerim Qerimi, Rektor I UP-së.

Ndërsa banorët e Lagjes Rexhep Luci, ditë me parë kanë parashtruar kërkesat e tyre, që të kenë qasje, qoftë me vendosjen e laurave, por që kjo kërkesë duket se nuk do të përfillet.

Përfaqësuesi i kësaj lagje i ka thënë RTK-së se bashkë me banoret e kësaj lagje do t’i shqyrtojnë masat që do t’i ndërmarrin pasi që komuna akoma nuk ka kthyer përgjigje për kërkesat që kanë pas vendimit për bllokimin e kësaj rruge.

Në ditët në vazhdim pritet një vendim i Komunës së Prishtinës sa i përket rrugës që mundëson qasjen në parkingjet e objekteve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing