Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bunjaku: Ndryshimet klimatike ndikuan në rendimentin e kulturave bujqësore

Vendi  |  01.09.2023 Ora 8:28   

Ndryshimet klimatike kanë qenë faktori kyç që të ketë rënie të kulturave bujqësore dhe rritjes së çmimeve të tyre në treg. Një vlerësim të tillë e ka dhënë drejtori i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, Zenel Bunjaku për RTK-në. Ai ka treguar se sivjet fermerët janë detyruar të mbjellin dy apo tri herë farat në mënyrë që të kenë prodhim.

 

“Ndryshimet klimatike kohëve të fundit dhe veprimet e faktorit njeri po e prishin imazhin e mirë të  bujqësisë. Sidomos vitin e fundit e kemi dalluar ndryshimet e mëdha klimatike, të cilat kanë pasur ndikime tek fermerët. Gjatë pranverës së vonshme kishim rreshje të mëdha, temperatura të ulëta, kishim shtyrje të afatit të mbjelljes por në anën tjetër kishim edhe paraqitje të sëmundjeve dëmtuese. Është dashur që fermerët t’i mbjellin dy apo tri herë farat e tyre që të kenë prodhim”, ka thënë Bunjaku.

Tutje ai ka thënë se nga sektori në sektor kanë dalluar kushtet e mbjelljes dhe çmimet, teksa ka specifikuar gati secilën prej tyre.

“Ky vit nuk është i mirë për kultivuesit e mjedrrave sepse çmimi i tyre është i ulët 1,2 deri në 1,5 euro. Derisa kultivuesit e perimeve s’kanë pasur asnjëherë çmime më të mira. Kultivuesit e bletëve janë ballafaquar me sfida të mëdha sepse është viti i tretë gati që s’kanë prodhime të bletëve. Te prodhuesit e mollës dhe kumbullës ka pasur dëmtime të ngricave, kështu që s’është vit me fat për këta prodhues. Te kultivuesit e grurit pavarësisht që është rritur sipërfaqja me grurë, rendimenti dhe cilësia mbesin shumë të ulëta. Te prodhuesit e qumështit kemi një rënie të numrit të prodhuesve, ata po heqin dorë ose nga çmimet ose nga migrimet nga fshati në qytet apo jashtë vendit”, ka deklaruar tutje Bunjaku./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing