Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet

Vendi  |  01.09.2023 Ora 8:31   

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, gjatë vizitës në Japoni ka takuar arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, me të cilin kanë diskutuar detajet e fundit të projektit të Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit në Kryeqytet, të cilat do të krijohen brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” në Prishtinë.

“Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern.

Ky është një projekt tjetër i madh drejt transformimit të Prishtinës.

Jam shumë i lumtur që vetëm se po hedhim hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme të kulturës që i kanë munguar Kryeqytetit tash e sa kohë. Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore.  E kam premtuar dhe po e bëjë realitet” ka deklaruar Rama.

Ndërsa, arkitekti Kengo Kuma, u shpreh falënderues për mundësinë e bashkëpunimit me Kryeqytetin që të krijojë një super projekt me arkitekturë të veçantë,  i cili do të plotësojë nevojat e komunitetit artistik vendor e ndërkombëtar.

Gjatë së enjtes, Rama u takua edhe me  Taito Yamamoto, kryetarin e qytetit Chuo i cili gjendet në prefekturën e Tokios. Me z. Yamamoto, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave artistike dhe kulturore.  Gjithashtu Rama u takua edhe me të parin e Qytetit Shibuya, Ken Hasebe, me të cilin biseduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë informative./eo/

 



 

 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing