Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama: Në më pak se një javë, adoptohen 30 qen endacakë

Vendi  |  04.09.2023 Ora 8:20   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të shtunën se në më pak se një javë që nga hapja e thirrjes, janë adoptuar 30 qen endacakë.

Sipas njoftimit të Ramës, edhe shumë qytetarë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë për adoptimin e qenve.

“Po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë. Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qen endacakë, ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë. Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje. Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar”, ka shkruar Rama.

Komuna, siç shkruan Rama, po sigurohet të ofrojë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.

“Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama.

Komuna e Prishtinës pati vendosur që të subvencionojë me nga 50 euro në muaj secilin që adopton një qen endacak. Vendimi nxiti reagime në opinion.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing