Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kryetari Rama e drejtori Musliu së bashku në Munich, vizitojnë Panairin e Mobilitetit dhe Automobilave

Vendi  |  06.09.2023 Ora 8:22   

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e shërbimeve publike, Ilirik Musliu, po marrin pjesë në Panairin e Mobilitetit dhe Automobilave i cili po mbahet në Munich të Gjermanisë.

Në këtë panair është përzgjedhur të jetë pjesë e tij edhe kompania kosovare “Electric Mobility LLC”, një startup biznes i suksesshëm, thuhet në një njoftim të Zyrës për Informim e Komunës së Prishtinës.

Kryetari Rama u shpreh se prishtinasit kanë shpirt krijues, dhe pjesmarrja e kompanisë kosovare në këtë panair është me të vërtetë krenari për vendin.

“Arritja e Electric Mobility LLC, me markat e saj ETAXI, ECHARGE dhe ETROTY prezente sot, është një burim krenarie e pamasë për Prishtinën dhe gjithë rajonin. Kjo pasqyron shpirtin inovativ të qytetit tonë dhe përkushtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm. Jam mëse i lumtur që vizioni ynë për ristrukturimin e mobilitetit në Kryeqytet po merr formë përmes iniciativave të suksesshme të sektorit privat siç e kemi rastin sot”, ka deklaruar Rama.

Në këtë panair kryetari i Kryeqytetit dhe drejtori i shërbimeve publike u takuan me ndërmarrës nga vende të ndryshme të botës, duke shfrytëzuar mundësinë që të ftojnë biznese të ndryshme që të investojnë në Prishtinë në fushën e mobilitetit./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing