
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në `Facebook`, ka zbuluar planin për rrugën “Rexhep Luci”.
Rama ka thënë se me mbylljen e kësaj rruge për qarkullimin e parkimin e veturave, synimi ishte që të promovohet mjedisi dhe që të sigurohen sa më shumë hapësira të gjelbra dhe të krijojmë një qytet më të përshtatshëm për të gjithë banorët dhe këmbësorët.
“Rritje e sigurisë për këmbësorët: Mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut. Më shumë hapësira të gjelbëra: Do të shtojmë zonën e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që dëshirojnë të relaksohen në këtë zonë. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës sonë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar Rama.