Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MAShTI: Subvencionimi i teksteve shkollore i garantuar për të gjithë nxënësit

Vendi  |  04.09.2025 Ora 7:49   
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe koordinatorët e verifikimit, ka bërë të ditur se është duke monitoruar nga afër procesin e subvencionimit me tekste dhe materiale shkollore në gjithë Kosovën.

Sipas Udhëzimit Administrativ 13/2026, nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 9-tën nuk kanë nevojë të blejnë tekste, pasi ato bartën nga gjeneratat e mëparshme.

Në lidhje me shqetësimet për ndryshimin e çmimeve të shënuara në kopertinat e librave, ministria ka sqaruar se nuk ka pasur proces tenderimi apo negocim të çmimeve, prandaj nuk ka pasur rol në përcaktimin e tyre. Këto raste janë adresuar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe në Autoritetin e Konkurrencës.

MAShTI ka theksuar se subvencionimi i teksteve është i garantuar për të gjithë nxënësit, përfshirë ata të komuniteteve joshumicë dhe ata me kujdestar ligjor. Po ashtu, këtë vit janë shtuar masat e verifikimit, me inspektime nga koordinatorët e shkollave, për të shmangur abuzimet dhe për të siguruar që asnjë nxënës të mos mbetet pa libra.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing