Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjobiten 29 lokale në Prishtinë për ndotje akustike

Vendi  |  20.09.2023 Ora 8:22   

Inspektorati në Komunën e Prishtinës ka njoftuar për shpërndarjen e 29 gjobave për pronarët e lokaleve që nuk kanë respektuar decibelët e lejuar të muzikës.

Teksa është njoftuar për masat që po ndërmerren për të luftuar ndotjen akustike, nga Inspektorati i kryeqytetit është thënë se gjithashtu janë shpërndarë edhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës.

“Si rezultat, janë shqiptuar 13 Vërejtje për tejkalim të decibelëve të lejuar, pesë gjoba në shumën prej 1000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, pas vërejtjeve që kanë pranuar fillimisht tri gjoba në shumën prej 2000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar, për herë të dytë, dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës në shumën prej 500 eurove”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për ata që nuk i respektojnë rregullat, gjobat do të jenë nga 1000 deri në 3000 euro. Nuk përjashtohet edhe mbyllja e atyre lokaleve që vazhdojnë të mos i respektojnë rregullat./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing