
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar 325 aplikime për subvencionim të prindërve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private.
“E lumtur që 325 familje i janë përgjigjur thirrjes tonë për subvencionim me 70 Euro në muaj për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private. Gjatë javës së ardhshme do të shqyrtojmë dhe publikojmë listën e përfituesve konform kritereve të përcaktuara. Buxheti i ndarë për këtë thirrje është 100,000 Euro dhe do të mbulojë 120 fëmijë.”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.