
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më datën 27, 28, 29 shtator, adhuruesit e kafes dhe çajit do të kenë mundësi të shijojnë produktet e tyre, në një ambient të mrekullueshëm e miqësor.
“Kafet dhe çajërat nga top brendet më të njohura vendore dhe të huaja, vizitorët do të kenë mundësi t’i shoqërojnë edhe me produktet përcjellëse, si biskota, frutat të thatë etj. Gjithashtu niveli i argëtimit do të rritet me përformancën Live të SOLO këngëtarëve dhe DJ-ëve pjesëmarrës”, thuhet në njjftim.
Po ashtu sipas njoftimit thuhet se maskotat me karaktere të ndryshme do të përkujdesen për argëtimin e më të vegjëlve, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të fitojnë dhurata duke shijuar kafe dhe çaj.
Edicioni i 7-të i këtij festivali sjell me vete afër 30 brende të kafes dhe çajit, të prodhueseve vendorë e ndërkombëtarë.
“Vizitorët e festivalit, mund të blejnë paketime të çajërave dhe kafeve me çmime promovuese, të njoftohen me programet e kafeve dhe çajërave dhe pse jo, t’i degustojnë të gjitha këto brende në një vend”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij festivali.