Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë- Podujevë, Durmishi tregon destinacionin e mjeteve

Vendi  |  28.09.2023 Ora 8:28   

Ministria e Financave ka marrë vendim t’i ndajë edhe gjashtë milionë euro shtesë për punimet e rrugës Prishtinë- Podujevë. Këto mjete janë ndarë për të plotësuar shifrën prej 38 milionë eurove të cilat janë paraparë për përfundimin e kësaj rruge.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Dursmishi në një prononcim për Insajderin ka treguar se këto mjete ishin premtuar nga Ministria e Financave që do të ndahen varësisht nga dinamika e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë.

“Siç e dini Ministri i Financave ka nxjerr një deklaratë kur kemi filluar procedurën për Komunën e Podujevës. Ka qenë një deklaratë prej 15 milionë eurove për Rrugën Prishtinë – Podujevë për shkak se kanë qenë në buxhet për këtë vit vetëm 6 milionë dhe në bazë të asaj deklarate që ka dhënë ministri në atë kohë, këto mjete mund të shfrytëzohen varësisht prej dinamikës”, ka treguar Durmishi.

Sipas tij, tani janë duke u zhvilluar punime me dinamikë të lartë për të përfunduar rrugën në afat prej 356 ditë.

“Tani ne jemi duke punuar me dinamikë të lartë në rrugën Prishtinë- Podujevë dhe na duhet edhe këto gjashtë milionë për punët që kanë mbet për tu kryer” ka thënë Durmishi.

Kujtojmë se për ndërtimin e kësaj rruge në janar Qeveria e Kosovës kishte ndarë vetëm Gjashtë milionë euro në buxhetin e saj për vitin 2023.

I tërë projekti, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, e kap shifrën e 38 milionë eurove, ndërsa ministri Liburn Aliu kishte shpresuar në ndihmën e Ministrisë së Financave që të finalizohet ky projekt. Ndihmë kjo që e mori sot.

Për ndarjen e këtyre mjeteve ministri i Financave Hekuran Murati tha në mbledhje se parashikimi është që deri në fund të vitit nevojitet kjo shumë e parave.

“Kemi parë dinamik të shtuar në Ministrinë e Mjedisit, dhe parashikimi është që deri në fund të vitit nevojiten edhe 6 milionë euro të tjera. Si rezultat propozojmë që këto mjete të ndahen dhe të merren nga kontigjencat për shpenzime kapitale”, deklaroi ministri Murati./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing