
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Projekti i lindur nga bashkëpunimi i Komandës Rajonale Perëndim dhe drejtorit të Arsimit të Hanit të Elezit, është përmbyll sot një projekt i Bashkëpunim Civil dhe Ushtarak (CIMIC), ku ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) u angazhuan në dhurimin e tabelave multimediale interaktive për katër shkollat fillore të komunës së Hanit të Elezit.
Sipas njoftimit në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Gabriele Vacca, së bashku me kryetarin e komunës, Mehmet Ballazhin dhe drejtorin e Arsimit të kësaj komune.
“Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm midis celulës së CIMIC të RC-W dhe drejtorit të Arsimit të Hanit të Elezit, synon të forcojë procesin e trajnimit për të rinjtë, duke pajisur objektet shkollore me teknologji moderne që plotësojnë nevojat e popullsisë në aspektin arsimor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Donacioni hyn te aktivitetet e shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që kontingjenti italian kryen çdo gjashtëmujor.
Kontingjenti Italian i Forcave të Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë./rtk/