Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis zhvendosja e Tregut të Gjelbër në Prishtinë

Vendi  |  02.10.2023 Ora 8:36   

Kanë nisur përgatitjet për zhvendosjen e Tregut të Gjelbër në Prishtinë në ish-hapësirën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

 

Përgatitjet për këtë tashmë kanë filluar dhe se kjo do të bëhet në ish hapësirat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, afër Radiotelevizionit të Kosovës. Tashmë është duke u bërë heqja e betonit në këto hapësira, për t’u bërë pjesa e asfaltimit, kubëzave dhe parkingut.

Detaje rreth kësaj dha drejtori i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.

“Në këtë hapësirën këtë do të zhvendoset pjesa e tregut, këtu do të ruhet edhe kjo pjesë gjelbëruese që njerëzit mund të ulën, të pushojnë deri të shfrytëzojnë pjesën e tregut në hapësirën para nesh do të jetë një parking në të njëjtën kohë do ta lirojmë këtë rrugën këtu edhe një hapësirë tjetër një rrugë”, tha Xhaferi.

Ai tregoi se kur planifikohet të përfundojë e gjithë kjo.

“Brenda dy muajve unë kujtoj se pjesa e hapësirës do të trajtohet në tërësi, ndërsa pjesa e konstruksionit mendojmë që me NPB-në brenda vitit ta përmbyllim këtë”, shtoi Xhaferi.

Kjo zhvendosje e përkohshme po ndodh, pasi komuna pritet ta rregullojë hapësirën e tregut të gjelbër ku aktualisht janë të vendosur tregtarët./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing