Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten kreditë në Kosovë, shumica për konsum - vetëm 2% mbeten problematike

Vendi  |  08.09.2025 Ora 7:48   

Numri i kredive në sistemin bankar të Kosovës ka shënuar rritje prej gati 5% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga 1 janari deri më 27 gusht 2025, kredimarrësit kanë arritur në 26,029, krahasuar me 24,805 gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2024.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë dhënë 4,552 kredi më shumë sesa në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 11.8%. Ndërkohë, shuma e kredive të reja ka shënuar një rritje prej 244.8 milionë euro, ose 20.5%.

Ekonomisti Bashkim Mustafa vlerëson se, nëse këto kredi do të orientoheshin më shumë në biznese prodhuese dhe hapje të vendeve të punës, ato do të kishin efekt pozitiv në zhvillimin ekonomik. Mirëpo, raporti i BQK-së tregon se pjesa më e madhe e kredive janë konsumuese, të cilat qytetarët i përdorin për të mbuluar koston e lartë të jetesës.

“Nëse nuk ka reflektim nga qeveria për rritjen e të ardhurave dhe pagave, qytetarët do të vazhdojnë të marrin më shumë kredi për konsum”, thotë Mustafa.

Pavarësisht rritjes së kërkesës për kredi, ky vit ka shënuar nivelin më të ulët ndonjëherë të kredive me probleme në Kosovë – vetëm 2% e totalit. Ky tregues e pozicionon vendin krahas shteteve evropiane me stabilitet të lartë financiar.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, në mars 2025 rreth 40% e të punësuarve në Kosovë zotëronin kredi aktive.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing