Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama tregon si t’i blini biletat e Trafikut Urban përmes sms: Kondukterët nuk do të mbesin pa punë

Vendi  |  03.10.2023 Ora 7:53   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një postim në Facebook në lidhje me biletat e autobusit “Trafiku Urban” që nga 1 Tetori mund të paguhen me SMS.

“Ju mund të bleni biletën një drejtimshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C. Po ashtu biletën vajtje – ardhje për aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.

  1. Për biletën për Linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C, dërgoni SMS në numrin 55990 me tekstin: (Emri i linjës).
  2. Për biletën ditore, dërgoni SMS në numrin 55991 me tekstin: Ditore.
  3. Për biletën për Linjën 1A, dërgoni SMS në numrin 55992 me tekstin: Linja 1A”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se qytetarët pasi ta pranojnë konfirmimin e mesazhit, ta ruajnë për t’ia paraqitur konduktorit.

Kështu, ai ka shkruar se kondukterët nuk mbesin pa punë, por sistemohen në ndërmarrje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing