Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Reagon `Etea`, rreth 70 për qind e nxënësve nuk janë pajisur me libra

Vendi  |  03.10.2023 Ora 8:02   

Ka një muaj që ka nisur procesi mësimor, por furnizimi me libra i nxënësve edhe më tej mbetet i mangët.

 

Edhe pas një muaji prej kur ka filluar viti i ri shkollor në nivelin fillor, mbi 70 për qind e nxënësve nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha tekstet shkollore. Kështu është bërë e ditur në analizën statistikore për furnizim me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor për klasat 1 deri në të 5-tën nga organizata joqeveritare “Etea”.

"Sipas të dhënave që kemi mbledhur nga mësimdhënësit, del se në nivel të Kosovës mbi 70 % e nxënësve ende edhe pas përfundimit të muajit të parë të vitit shkollor ende nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha tekstet shkollore. Nga kjo kuptojmë se vetëm se 29. 4% e mësimdhënësve kanë deklaruar se 100% e nxënësve në Kosovë kanë siguruar tekstet shkollore", tha Agon Ahmeti organizata joqeveritare “Etea”

Vlerësohet se vendimi I MASHT-it mbi subvencionimin e teksteve shkollore, ka ndikuar negativisht në procesin mësimor.

"Mësimdhënësit e nivelit 1-5, konsiderojnë se ky vendim ka pasur ndikim negativ në procesin mësimor në fillim të këtij viti. Kurse vetëm 14.8 përqind e mësimdhënësve deklarojnë se konsekuencat e vendimit e MASHT-it, ishin pozitive", tha Taulant Gashi nga “Etea”.

Disa nga shkaqet që kanë ndikuar që nxënësit të mos sigurohen me libra, janë mungesa e teksteve shkollore në librari të qyteteve dhe sigurimi i mjeteve përmes platformës “eKosova”.

Lidhur me të gjeturat e kësaj ankete, RTK ka adresuar pyetje Ministrisë së Arsimit, por të hënën nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit në përgjigje me shkrim për Radio Kosovës, ka bërë të ditur së në platformën “eKosova” deri me tani janë pranuar afër dyqind mijë aplikime, dhe se grupi punues i MASHTI-t dhe MFPT-së kanë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing