Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia realizoi 242 urdhëresa të gjykatës brenda një jave në Prishtinë

Vendi  |  03.10.2023 Ora 8:11   

Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, realizuan 242 urdhëresa të gjykatës javën e shkuar në kryeqytet.

 

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, detajohen llojet e intervenimeve të kryera ku spikatë periudha kohore e kryerjes së intervenimeve.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar, (25 shtator deri 01 tetor 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 242 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 56 urdhëresa për vepra penale dhe 186 për kundërvajtje, seanca, verifikime etj”, thuhet në njoftim

Tutje vazhdon njoftimi se këto raste kanë arritur përfundimin pas procedurave të duhura nga organet kompetente.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, përfundon njoftimi./rk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing