Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Temperatura pranverore edhe këtë javë

Vendi  |  09.10.2023 Ora 8:10   

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në javën e dytë e tetorit, do të mbajë kryesisht mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të sillen nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

Qytetet me temperaturat më të larta për ditën e hënë janë Prishtina, Peja, Prizreni e Gjakova.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

E marte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius

E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing