Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë

Vendi  |  09.10.2023 Ora 8:24   

Në Kosovë nga sot do të fillojë vaksinimi për qytetarë në të gjitha qendrat e Mjekësisë Familjare. Zyrtarë nga institucionet shëndetësore të imunizimit, u kanë bërë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

 

Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka thënë për Radio Kosovën se program i vaksinimit sivjet nis më herët dhe shkalla e mbulueshmërisë për vaksinim kundër gripit sezonal do të jetë më e lartë. Sipas tij, qytetarët do të kenë mundësi të marrin më herët vaksinën dhe ta krijojnë imunitetin e mjaftueshëm për ta parandaluar gripin.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të fillojë vaksinimi kundër gripit.

Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK njofton se vaksina kundër Human Papilloma Virusit, vaksina kundër Pneumokokut dhe vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2023/2024 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar sëmundjen, derisa shtojnë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing