Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Diaspora vazhdon investimet në shtëpi e banesa – pa efekt afatgjatë në ekonomi

Ekonomi  |  09.10.2023 Ora 8:27   

Ani se ka pasur rritje prej 20 milionë eurosh në investimet e huaja, ato vazhdojnë të shkojnë në blerjen e patundshmërive kryesisht nga mërgimtarët. Këto investime ndonëse të mirëpritura, sipas ekonomistëve nuk japin efekt afatgjatë në ekonomi. Sipas tyre, Qeveria duhet të fokusohet që të krijojë stabilitet politik që do të ndikonte edhe në thithjen e investimeve të huaja.

Mbi 440 milionë është shuma e investimeve të huaja direkte që u bënë brenda shtatë muajve të këtij viti në Kosovë, por më shumë se gjysma e tyre janë në sektorin e patundshmërisë.

Në këtë ka kontribuar kryesisht diaspora, e cila investoi në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve.

Por, sipas profesorit të ekonomisë, Nagip Skënderi, megjithëse ka rritje të investimeve, ato nuk japin rezultat në rritjen e standardit socio-ekonomik të popullatës.

“Ne ato investime që i kemi në patundshmëri nga emigracioni mund të themi se nuk japin efektin e dëshiruar ekonomik, pasi nuk gjallërojnë në kontekst të rritjes së punësimit dhe të një stabiliteti të dëshiruar ekonomik”, ka thënë Skënderi.

Situata politike, por edhe ngjarjet e fundit në veri, sipas tij, ndikojnë në trembjen e investitorëve seriozë.

“Është me rëndësi që të kemi një marrëveshje ashtu siç e dëshiron populli i Kosovës me Serbinë, të njihet pavarësia e Kosovës dhe pastaj besueshmëria e investitorëve të rritet, pasi asnjë investitor nuk e investon kapitalin e tij në një vend ku nuk ka pasiguri politike”, ka shtuar ai.

Edhe profesori tjetër universitar, Ujkan Bajra, ka thënë se politikat qeverisëse duhet të përqendrohen në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bizneset dhe investime në infrastrukturë.

“Është e nevojshme një qasje e koordinuar në formulimin e politikave, e mbështetur nga një klimë politike dhe ekonomike e qëndrueshme, sidomos duke marrë parasysh se pjesa e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Produktin Bruto Vendor (PBB) në Kosovë ka mbetur nën 5% për një periudhë të gjatë dhe është më e vogla në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për fatin e keq, një klimë politike programore e ngjashme vazhdon të mbizotërojë edhe tani, ndaj edhe tërheqja e investimeve të huaja direkte mbetet dëshirë teorike e parealizuar”, ka deklaruar Bajra.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Gjermania është shteti me më së shumti investime direkte, pasuar nga Zvicra. E në këto dy shtete jeton numri më i madh i qytetarëve nga Kosova.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing