Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka nxjerrë një vendim të ri përmes së cilit rregullon rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit.
Ministri i këtij dikasteri, Hekuran Murati ka sqaruar në Facebook se vendimi s’ka të bëjë fare as me rritje të pagave e as me “shkelje të 80 mijë shërbyesve civilë, siç është raportuar në media”.
“Vendimi rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit, ashtu që institucionet që kanë obligim të ofrojnë shërbime publike përtej orës 16:00 si dhe fundjavave, ta bëjnë këtë pa qenë në shkelje të dispozitës ligjore që kufizon punën përtej orarit të rregullt në vetëm 1% të totalit të orëve”, ka theksuar Murati./rtk/