Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas fundjavës me temperatura të larta, moti i ftohtë mund të përfshijë Spanjën dhe Francën

Bota  |  16.04.2024 Ora 9:02   
Stuhi të forta parashikohen në disa pjesë të Gjirit Persik, të cilat thuhet të sjellin reshje të shumta në rajon dhe rrezik të konsiderueshëm për përmbytje.

Bëhet e ditur se presioni i ulët mbi Gadishullin Arabik do të thellohet, ndërsa ajri i lagësht do të lëviz në rajon duke rritur ndjeshëm reshjet e shiut.

Reshjet do të shoqërohen me stuhi të forta në lindje të Riadit, të cilat do të shtyhen edhe më tej në jug të Emirateve të Bashkuara Arabe ku priten reshje të dendura deri në 40 mm shi, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, kushtet e tilla thuhet të rrisin rrezikun e stuhive me pluhur që e pengojnë dukshmërinë.

Ndryshe, pjesa më e madhe e Evropës është përballur me mot të butë së fundmi, me një mori rekordersh të thyera nga temperaturat e larta në Spanjë dhe Francë gjatë fundjavës.

Megjithatë, kjo do të ndryshojë së shpejti, me kushte shumë më të ftohta që parashikohen këtë javë edhe në pjesën më të madhe të Evropës.

Është konfirmuar se marsi i vitit 2024 ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar në botë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing