Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Disney është i njohur për adaptimet e tij të suksesshme në version live-action, por duket se Snow White e vitit 2025 nuk është një prej tyre. Qysh para premierës, filmi hasi në polemika të shumta – nga mënyra se si ishin paraqitur shtatë xhuxhët, deri te kritikat ndaj aktorëve kryesorë Rachel Zegler dhe Gal Gadot.
Përveç debatit publik, filmi u përball edhe me një valë të ashpër kritikash në internet. Në IMDb, Snow White aktualisht mban një vlerësim shumë të ulët prej 1.6/10 – një nga më të ultat për një film të Disney.
Premiera e filmit arriti të gjenerojë 42.2 milionë dollarë në SHBA, duke e renditur në vendin e parë për fundjavën, por shumë më poshtë krahasuar me adaptime të tjera si Cinderella (2015) me 67.8 milionë dhe The Little Mermaid (2023) me 95.5 milionë në hapje. Megjithatë, Snow White ka arritur një prag tjetër të arkëtimit, por kritikat e dobëta mund të ndikojnë ndjeshëm në suksesin e tij afatgjatë.