Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktorja Jennifer Aniston habit me deklaratën e saj për Elon Musk

Film  |  14.08.2025 Ora 17:35   
Së fundmi aktorja Jennifer Aniston ka folur hapur për mendimin e saj mbi Elon Musk në një intervistë të fundit. Aktorja po përgatitet për premierën e sezonit të katërt të serialit të saj të suksesshëm dramatik “The Morning Show”, i cili do të shfaqet në Apple TV+ më 17 shtator.

Në këtë serial, Aniston interpreton Alex Levy, rol për të cilin fitoi çmimin Screen Actors Guild Award në vitin 2020. Ndërsa fansat presin me padurim kthimin e serialit, Aniston ka pozuar për kopertinën e numrit të shtatorit të Vanity Fair, ku gjatë intervistës është përmendur edhe emri i Elon Musk. Lidhja mes Aniston dhe Musk u përmend për shkak të ngjashmërisë së personazhit Paul Marks, miliarder me pasion për raketat, të luajtur nga Jon Hamm me vetë Musk.

Por aktorja e hodhi poshtë menjëherë krahasimin, duke thënë: “Ai nuk më tërheq aspak, në asnjë aspekt”. The Morning Show njihet për trajtimin e temave të ndjeshme dhe të bazuara në ngjarje reale. Aniston u shpreh: “Kur bën një serial televiziv mbi gazetarinë politike në një kohë kaq të përçarë, gjërat bëhen delikate. Duhet të flasësh për të gjithë shikuesit”.Në intervistë, ajo foli edhe për një periudhë të vështirë të jetës, divorcin nga Brad Pitt. Pikërisht në atë kohë, Aniston xhiroi filmin The Break-Up me aktorin Vince Vaughn. “Kur m’u ofrua roli, disa ishin të shqetësuar se mos ishte e papërshtatshme. Por unë mendova se ishte një mundësi e shkëlqyer, do të më ndihmonte emocionalisht si njeri dhe do t’i shërbente mirë edhe skenarit e personazhit,”-u shpreh Aniston.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing