Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Universi Kinematografik i Marvel (MCU) më në fund ka një lajm të mirë për fansat: Thunderbolts ka debutuar me 95% në Rotten Tomatoes, duke u renditur si filmi i dytë më i vlerësuar në historinë e MCU, menjëherë pas Black Panther (96%).
Filmi sjell së bashku një grup anti-heronjsh të njohur nga filmat dhe serialet e mëparshme të Marvel, shumë prej të cilëve takohen për herë të parë në ekran. Në një fazë kur “Multiverse Saga” ka qenë shpesh e kritikuar për mungesë të bashkëpunimeve mes personazheve dhe pa asnjë film Avengers, Thunderbolts duket si një frymë e re që ka rritur shumë pritjet e publikut.
Me një histori emocionale që ka prekur kritikët dhe një kast të shkëlqyeshëm, filmi pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të vitit 2025. Gjithsesi, vlerësimet mund të ndryshojnë gjatë javës së parë të publikimit, por për momentin, Marvel po merr një super-rezultat që nuk e kishte parë prej kohësh.