Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndërpritet përkohësisht grumbullimi i mbeturinave në Prishtinë

Vendi  |  14.05.2025 Ora 7:45   
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka ndërprerë përkohësisht shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë për shkak të mosshlyerjes së borxhit nga Komuna, në vlerë prej 2.7 milionë euro.

Sipas komunikatës zyrtare, për më shumë se pesë muaj, kompania ka funksionuar me vështirësi financiare, gjë që ka pamundësuar mbulimin e kostove operative. “Pastrimi” thekson se ka kërkuar disa herë zgjidhje institucionale, por pa rezultat.

Kompania i ka bërë thirrje Komunës që të veprojë urgjentisht për rikthimin e normalitetit dhe garantimin e shërbimeve bazike për qytetarët.

Aktualisht, nuk dihet se kur do të rikthehet shërbimi, ndërsa qytetarët pritet të përballen me sfida të përkohshme në menaxhimin e mbeturinave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing