Sipas raportit të ri për vitin 2025 nga Henley & Partners, New York City është shpallur për të disatën herë radhazi qyteti më i pasur në botë. Të dhënat tregojnë se 1 në çdo 22 banorë të qytetit është milioner, duke e kthyer këtë metropol në simbolin e pasurisë globale.
Edhe pse numri i miliarderëve në qytet ka rënë nga 500 në 384, Nju Jorku ka fituar mijëra milionerë të rinj, duke forcuar pozicionin e tij në krye të listës.
Shtetet e Bashkuara dominojnë listën e qyteteve më të pasura, me 11 qytete në top 50 global. Pas New York-ut renditet Bay Area (San Francisko dhe Silicon Valley), ndërsa Los Angeles është në vendin e pestë dhe Chicago në të dhjetin. Në listë janë gjithashtu Houston, Dallas, Miami dhe qytete të tjera të mëdha.
Ndërkohë, qytete si Tokio, Londra dhe Singapori mbeten gjithashtu në top dhjetëshen botërore, duke treguar një shpërndarje të gjerë të pasurisë në qendrat më të mëdha urbane të globit.