Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh në Iranin perëndimor gjatë mëngjesit të sotëm, duke shkatërruar një numër të konsiderueshëm të raketa-hedhësve iranianë.
Ushtria izraelite ka publikuar pamje dhe informacione përmes një postimi në rrjetin X, duke konfirmuar se caqe të shumta janë goditur nën urdhrin e inteligjencës ushtarake. Sipas raporteve, pothuajse gjysma e raketa-hedhësve iranianë janë shkatërruar, çka pasqyrohet edhe në uljen e ndjeshme të numrit të raketave që godasin Izraelin.
Gjatë mëngjesit të sotëm, Irani dërgoi rreth 30 raketa, por vetëm njëra prej tyre ra në një parking autobusësh. Ndërsa në ditën e parë të sulmeve, Irani kishte lëshuar rreth 100 raketa balistike, tashmë kapacitetet e tij sulmuese duket se janë dëmtuar rëndë si pasojë e kundërpërgjigjes intensive izraelite.