Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pronari i Bugatti Veyron pretendon se një problem për të cilin iu kërkuan rreth 15 mijë euro, e rregulloi për vetëm 1 euro

Auto  |  17.06.2025 Ora 17:19   

Të kesh një Bugatti Veyron nuk është vetëm një shenjë luksi, por edhe një sfidë e madhe financiare për mirëmbajtjen.

Carl Hartley, pronar dhe drejtues i Tom Hartley Cars në Britaninë e Madhe, ka zbuluar se kostoja vjetore e mirëmbajtjes së këtij hipermakine arrin deri në 120,000 euro, me shërbimet që kushtojnë mesatarisht 35,000 euroPor Hartley rrëfeu për një incident ku për një ndërprerës të vogël për rregullimin e pasqyrave anësore në Veyron-in e tij iu kërkua një çmim i papërballueshëm prej rreth 15 mijë euro.

 

Kjo pasi riparimi përfshinte ndërrimin e të gjithë panelit të derës dhe mekanizmit të pasqyrës.

Megjithatë, me ndihmën e një miku me eksperiencë në mekanikën e Formula 1, problemi u zgjidh me zëvendësimin e një pjesë shumë të vogël që përdoret edhe në modelet më të thjeshta të Volkswagen-it, me një kosto prej vetëm 1 euro.

Hartley këshillon pronarët e Bugatti-t të kërkojnë qendra riparimi të pavarura dhe të besueshme, për të shmangur çmimet marramendëse të servisave zyrtarë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing