Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Angli dhe Uells: Deputetët votojnë për dekriminalizimin e abortit jashtë kuadrit ligjor

Shëndeti  |  18.06.2025 Ora 12:49   
Në një vendim historik, deputetët britanikë kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dekriminalizuar abortin në Angli dhe Uells, duke ndaluar ndjekjen penale ndaj grave që ndërpresin shtatzëninë jashtë rregullave ekzistuese.

Ky ndryshim përfaqëson ndryshimin më të madh në ligjet e abortit në këto dy vende për gati 60 vjet. Me këtë votim, gratë që ndërpresin shtatzëninë pas javës së 24-të ose jashtë kuadrit mjekësor nuk do të përballen më me hetime policore apo ndjekje penale.

Amendamenti u propozua nga deputetja laburiste Tonia Antoniazzi, dhe u miratua me 379 vota pro dhe 137 kundër, si pjesë e projektligjit për Krimin dhe Policinë.

Pavarësisht kësaj dekriminalizimi, ligji vazhdon të sanksionojë këdo që ndihmon në realizimin e një aborti jashtë kuadrit ligjor, përfshirë profesionistët mjekësorë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing