Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tragjedia në Itali: Zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit që vrau nënën e tij në mënyrë makabër

Bota  |  18.06.2025 Ora 16:31   
Pasditja e datës 17 qershor ka qenë e përgjakur dhe e dhunshme në Racale të Italisë, ku Teresa Sommario, një punonjëse 54-vjeçare vendase, u vra nga djali i saj e goditi me sëpatë në disa pjesë të trupit ndërsa ndodhej në shtëpinë e saj në rrugën Toscana.

Kapja dhe dëshmia e djalit Hetimet e karabinierëve u përqendruan menjëherë te djali 21-vjeçar i gruas, Filippo Manni, i cili u ndalua nga forcat e rendit ndërsa endej rrugëve të qytetit dhe më pas u dërgua në komisariat. Aty ai pranoi se kishte vrarë të ëmën duke e goditur me sëpatë, sepse ajo e kishte qortuar për faktin se kishte hyrë në shtëpi pa përshëndetur.

“Në një moment gjithçka u fik brenda meje. U ngjita në katin e sipërm, mora sëpatën dhe e vrava. Herë të tjera, për shaka, e kam menduar dhe ia kam thënë këtë gjë, e sot e bëra”, rrëfeu ai pa shfaqur emocione apo pendesë. 21-vjeçari u transferua në burg në pritje të paraqitjes përpara gjyqtarit hetues. Ndaj tij është rritur niveli i mbikëqyrjes. Ndërkohë, për të premten më 20 qershor, është caktuar të bëhet autopsia e trupit, që do të kryhet nga mjeku ligjor, Alberto Tortorella. Dinamika e krimit Pas vrasjes, i riu doli nga shtëpia duke ecur pa drejtim, ndoshta ngaqë ishte i tronditur dhe i hutuar. Sëpata me të cilën u vra gruaja ishte e tij, një vegël e tipit “boy-scout”.

Filippo, në fëmijëri, kishte qenë pjesë e grupit të vogël të skautëve. Gruaja, e cila kishte marrë plagë të rënda në zverk, kokë dhe gjoks, ndonëse u ndihmua nga ekipet e emergjencës, vdiq e mbuluar në gjak, e shtrirë përtokë. Fshati i tronditur Lajmi u përhap shtëpi më shtëpi duke sjellë habi dhe tronditje në gjithë fshatin: Teresa Sommario dhe familja e saj ishin të njohur dhe të dashur për të gjithë, siç tregon edhe kryetari i bashkisë, Antonio Salsetti. “Jemi të tronditur, të tmerruar nga kjo tragjedi e pabesueshme edhe sepse unë vetë isha shumë afër me familjen, e njihja mirë Teresën, njoh fëmijët e saj, ish-bashkëshortin Daniele Manni, aktualisht këshilltar për Punët Publike dhe Urbanistikën.

Të shohim çfarë do të ndodhë në orët në vijim dhe çfarë do të zbulohet nga hetimet”, tha kryetari i bashkisë. “Por mbetet një hidhërim i thellë, i pashpjegueshëm për mua dhe për të gjithë ata që e njihnin Teresën. Është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë, që s’do të doje kurrë ta përjetoje, që nuk do të doje kurrë të kishte ndodhur. Por ndodhi dhe na mbetet vetëm ta pranojmë me shpirt të rënduar”, përfundoi ai.

Filippo Manni, student i Ekonomisë në Romë, ishte kthyer në fshat rreth dy javë më parë dhe përkohësisht po punonte si roje plazhi. Sipas të dhënave, ai dëshironte të ishte i pranishëm në festimet e shenjtorit mbrojtës, Shën Sebastianit. Djali ka dy vëllezër binjakë, njëri prej të cilëve dha alarmin pas dëgjimit të britmave të nënës. Më pas erdhën karabinierët. “E takova Filippon ditët e fundit në fshat dhe ishte i buzëqeshur, i qetë, si gjithmonë.

U përshëndetëm me përzemërsi. Për aq sa di unë, nuk kishte ndonjë problem, nuk kishte treguar kurrë prirje të dhunshme, ishte një djalë i qetë. Nuk kishte treguar ndonjë shenjë që të të bënte të mendosh se mund të kryente një akt të tillë. Jam vërtet i shokuar, si gjithë komuniteti i Racales.

Një familje e madhe prej 10 mijë vetash, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Dhe tani të gjithë kërkojnë përgjigje për një tragjedi me dhunë të paparë ndonjëherë”, vazhdon kryetari i bashkisë. Përplasjet me nënën Aktualisht hetuesit po përpiqen të rindërtojnë arsyet që çuan në shpërthimin e zemërimit të djalit ndaj nënës.

Sipas asaj që është zbuluar deri më tani, përplasjet mund të kenë qenë të lidhura me zgjedhjet e djalit dhe studimet e tij. Siç duket, djali po mendonte të braktiste universitetin dhe të ndiqte pasionin e tij të madh, kitarën, duke shqyrtuar mundësinë e regjistrimit në Konservatorin e Leçes. Por jo vetëm kaq. Përplasjet mund të kenë qenë edhe për makinën e familjes, pasi ditët e fundit, 21-vjeçari ishte përfshirë në një aksident dhe kishte dëmtuar makinën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing