Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Edhe mund ta bëj”: Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit të SHBA-së me Izraelin, kundër Iranit

Bota  |  18.06.2025 Ora 17:14   
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po flet jashtë Shtëpisë së Bardhë për gazetarët, të cilët nuk i kursyen pyetjen nëse ‘SHBA do të bashkohet me Izraelin, kundër Iranit’.

Nuk mund ta them këtë,” tha ai. “Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di se çfarë dua të bëj. Por mund të them këtë: Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë.”

Pas kësaj deklarate, Trump përsëriti pohimin e tij, të bërë disa herë ditët e fundit, se Irani duhet të kishte qenë më i gatshëm të negocionte përpara se Izraeli të sulmonte.

Mirëpo, udhëheqësi suprem i Iranit e paralajmëroi Trumpin për “dëm të pariparueshëm” nëse SHBA-të bashkohen me sulmet izraelite.

Khamenei, i cili është parë vetëm një herë prej se filluan sulmet javën e kaluar, i bëri këto komente pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi nga Irani të “dorëzohet pakushte” dhe e paralajmëroi Khamenein se SHBA-ja e di ku ndodhet ai, por nuk ka plane ta vrasë, “tani për tani”.

Trump fillimisht u distancua nga sulmi i papritur i Izraelit të premten, i cili e shkaktoi konfliktin, por ditët e fundit ka lënë të kuptohet se mund të ketë përfshirje më të madhe amerikane, duke thënë se dëshiron “diçka shumë më të madhe” sesa thjesht një armëpushim.

Khamenei i hodhi poshtë deklaratat “kërcënuese dhe absurde” të Trumpit.

“Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij, kurrë nuk i flasin këtij kombi me gjuhën e kërcënimit, sepse kombi iranian nuk është ai që dorëzohet”, tha Khamenei.
“Amerikanët duhet ta dinë se çdo përfshirje ushtarake nga SHBA-ja do të shkaktojë pa dyshim dëme të pariparueshme për ta”, shtoi ai.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing