Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohet traileri i parë i filmit të ri me Brad Pitt

Film  |  22.09.2026 Ora 8:08   

Netflix ka publikuar trailerin e parë të plotë të filmit të ri “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”, i cili rikthen personazhin e luajtur nga Brad Pitt në filmin Once Upon a Time in Hollywood.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1977, tetë vjet pas historisë së filmit të Quentin Tarantinos. Cliff Booth tashmë punon si “fixer” në Hollywood, duke zgjidhur probleme për njerëz të fuqishëm, ndërsa në kohën e lirë punon si banakier dhe projektionist.

Filmi sjell një bashkëpunim të veçantë: skenari është shkruar nga Quentin Tarantino, ndërsa regjinë e ka marrë përsipër David Fincher.

Në trailer ka edhe një moment humoristik që lidhet me Leonardo DiCaprion. Booth shpjegon pse nuk punon më si dublant i personazhit Rick Dalton, duke thënë me shaka se “Rick u bë shumë i shëndoshë”.

Filmi do të shfaqet fillimisht për dy javë në kinematë IMAX, duke nisur nga 25 nëntori, ndërsa në Netflix do të publikohet më 23 dhjetor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing