Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ryan Gosling dhe Will Ferrell në aksion-komedinë e re "Tough Guys"

Film  |  17.07.2025 Ora 8:18   

Aktori i njohur Ryan Gosling do të luajë në filmin e ri aksion-komedi Tough Guys, së bashku me komedianin Will Ferrell. Projekti i studios Amazon MGM është bazuar në një skenar të Daniel Gold dhe ndjek historinë e dy hençmen-ëve që përpiqen të largohen nga jeta e krimit.

Filmi shënon bashkëpunimin e tretë të Gosling në një projekt që përmban fjalën "guy" në titull, pas The Nice Guys dhe The Fall Guy, dhe gjithashtu pason dy tituj të tjerë ku është përdorur fjala "man": First Man dhe The Gray Man.

Për Ferrell-in, kjo është rikthim në terrenin e komedive me partnerë jo tipikë - një formulë që funksionoi me The Other Guys në vitin 2010.

Megjithëse sukseset komerciale të këtyre filmave kanë qenë të përziera, partneriteti i Gosling dhe Ferrell, i parë së fundmi në Barbie - filmi më i shikuar i vitit 2023 - mund të jetë një formulë fituese për këtë projekt të ri.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing