Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEP Trust dhe IFC nënshkruajnë marrëveshje për të mbështetur bujqësinë e qëndrueshme dhe bizneset e udhëhequra nga gratë

Vendi  |  21.07.2025 Ora 12:10   
Prishtinë, 21 korrik 2025 

KEP Trust, një nga institucionet kryesore të mikrofinancës në Kosovë, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) për një kredi prej 6 milionë eurosh, si pjesë e një linje të aprovuar prej 15 milionë eurosh, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në Kosovë.

Kësti i parë, në vlerë prej 6 milionë eurosh, do të disbursohet gjatë muajit korrik 2025. Nga totali i fondeve, 50% e fondeve do të dedikohen për financimin e projekteve të lidhura me klimën, përfshirë bujqësinë inteligjente ndaj klimës, ndërsa 25% për bizneset në pronësi të grave.

Përveç mbështetjes financiare, marrëveshja përfshin edhe asistencë teknike për stafin e KEP Trust përmes trajnimeve në praktikat e bujqësisë së qëndrueshme dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse, duke siguruar ndikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik përmes financimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm,” tha Adrian Alo, kryeshef financiar në KEP Trust. “Së bashku me IFC-në, synojmë të hapim mundësi për bizneset, të mbështesim financimin e gjelbër dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.”

“Ky investim do të zgjerojë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, veçanërisht në sektorin e bujqësisë,” tha Etleva Koka, menaxhere e grupit për institucionet financiare në IFC. “Me gjysmën e kredive të dedikuara për bujqësinë inteligjente ndaj klimës dhe një të katërtën për gratë huamarrëse, synojmë të rrisim konkurrueshmërinë e tregut të mikrofinancës në Kosovë dhe të mbështesim rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.”

Me këtë marrëveshje, IFC mbetet një nga partnerët kryesorë financiarë të KEP, si në aspektin e vlerës së investimit ashtu edhe në përparimin e misionit të institucionit për zhvillim social dhe ekonomik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing