Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave nga International Earth Rotation and Reference Systems Service dhe Observatori Detar i SHBA-së, më 10 korrik 2025 Toka përjetoi ditën më të shkurtër të vitit – me 1.36 milisekonda më pak se 24 orë. Kjo tendencë pritet të vazhdojë me ditë edhe më të shkurtra në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.
Ndryshimet e vogla në kohëzgjatjen e ditës shkaktohen nga faktorë natyrorë si graviteti i Hënës, lëvizjet atmosferike dhe ndryshimet në bërthamën e Tokës. Për shkak të ndikimeve që kanë në sistemet teknologjike moderne – përfshirë telekomunikacionin, GPS-in dhe rrjetet financiare – këto devijime përcillen me orë atomike super të sakta.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse Toka vazhdon të përshpejtojë, mund të ndodhë që për herë të parë të kemi një negative leap second – domethënë të hiqet një sekondë nga koha zyrtare, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ky ndryshim do të ishte sfidues për sistemet që varen nga sinkronizimi i saktë i kohës, duke sjellë kujtime të frikshme për krizën e Y2K.
Ndërkohë, edhe ndryshimet klimatike po luajnë rol: shkrirja e akullnajave në Antarktidë dhe Grenlandë ngadalëson rrotullimin e Tokës, duke e vonuar këtë përshpejtim.