Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

CEO i “Astronomer” jep dorëheqjen pas skandalit publik, reagon për herë të parë themeluesi i kompanisë!

Të Tjera  |  22.07.2025 Ora 16:16   
Pete DeJoy, bashkëthemelues i kompanisë teknologjike “Astronomer”, është emëruar CEO i përkohshëm pas dorëheqjes së Andy Byron, i cili u largua mes një skandali që tërhoqi vëmendje të madhe në media dhe rrjete sociale.
Largimi i Byron erdhi pas publikimit të një videoje virale gjatë një koncerti të grupit “Coldplay” në stadiumin Gillette, ku ai u filmua nga “Kiss Cam” në një moment intim me Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani. Situata u përkeqësua nga fakti se të dy janë të martuar dhe kanë familje.
Videoja shkaktoi një reagim të gjerë dhe shpesh tallës në rrjetet sociale, gjë që solli një valë presioni mbi kompaninë. Si pasojë, Byron dha dorëheqjen gjatë fundjavës, ndërsa Kristin Cabot nuk ka reaguar publikisht.
Në postimin e tij të parë si drejtues i përkohshëm në LinkedIn, Pete DeJoy pranoi se kjo situatë i ka sjellë kompanisë një vëmendje të papritur, por theksoi se kjo mund të shihet edhe si një mundësi për të reflektuar dhe për t’u rritur.
Nuk do të kisha dashur që gjërat të ndodhnin në këtë mënyrë, por fakti është që sot, emri Astronomer është më i njohur se kurrë
-shkroi DeJoy.
Ai kujtoi sfidat që kompania ka kaluar që nga fillimet në Cincinnati, përfshirë mbijetesën pas falimentimit të bankës ku kishin të gjitha fondet, dhe rritjen e numrit të punonjësve nga 30 në 300 gjatë pandemisë.
Pete DeJoy ka qenë pjesë e “Astronomer” që nga themelimi në vitin 2017. Ai është diplomuar në Bowdoin College dhe ka mbajtur disa pozicione udhëheqëse në kompani, duke u promovuar në vitin 2023 si zëvendëspresident, dhe më vonë si shef i produktit.
Në drejtimin e tij të ri, DeJoy është zotuar të përqendrohet te mbështetja e ekipit dhe përmbushja e pritshmërive të klientëve.
Ai u shpreh optimist për të ardhmen e kompanisë, duke theksuar se “Astronomer” mbetet e pozicionuar fuqishëm falë komunitetit të zhvilluesve të Apache Airflow dhe vizionit për ndërtimin e një platforme të fuqishme DataOps në epokën e inteligjencës artificiale.
Sipas “New York Post”, kompania ka siguruar mbi 350 milionë dollarë investime që nga themelimi, përfshirë rreth 100 milionë të mbledhura vetëm muajt e fundit.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing