Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas njoftimit zyrtar, më 8 maj është mbajtur një takim online me selinë qendrore të kompanisë Apple, ku morën pjesë shefja e Stafit të Presidentes, znj. Learta Hollaj, përfaqësues nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së. Me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, qëllimi i takimit ishte paraqitja e sfidave të Kosovës në raport me platformat e Apple dhe ndikimi i tyre në biznes dhe sovranitetin digjital të vendit.
Aktivizimi i Apple Pay është cilësuar si një hap konkret drejt integrimit të Kosovës në ekosistemin digjital global dhe rritjes së përfshirjes së saj në platformat ndërkombëtare.
Në fund të reagimit, Presidenca shton se ka më shumë se një vit që po punon për avancimin e sovranitetit digjital të Kosovës në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.