Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gati gjysma e familjeve në Shqipëri e kanë të vështirë të mbyllin muajin

Të Tjera  |  18.09.2026 Ora 8:08   

Për shumë familje shqiptare, përballimi i shpenzimeve mujore mbetet një sfidë e madhe. Sipas të dhënave të Eurostatit për vitin 2023, 46.3% e popullsisë në Shqipëri deklaron se e përballon jetesën me vështirësi ose me shumë vështirësi.

Rreth 32.9% thonë se e kanë të vështirë të mbyllin muajin, ndërsa 13.4% deklarojnë se përballen me shumë vështirësi.

Me këtë nivel, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me përqindjen më të lartë të njerëzve që hasin vështirësi në përballimin e shpenzimeve të zakonshme. Në rajon, shifrat janë gjithashtu të larta në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Një nga faktorët kryesorë lidhet me raportin mes të ardhurave dhe kostos së jetesës. Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Shqipëri arritën në 102.9% të mesatares së Bashkimit Europian, sipas Eurostatit.

Në nivel të BE-së, Eurostat raportoi se në vitin 2024, 17.4% e familjeve kishin vështirësi ose shumë vështirësi për të mbyllur muajin.

Treguesi i Eurostatit bazohet në vlerësimin e vetë familjeve për aftësinë për të përballuar shpenzimet e zakonshme, duke marrë parasysh të ardhurat totale dhe burimet e tjera financiare.

Të dhënat tregojnë kështu një realitet ku, edhe kur të ardhurat rriten, kostoja e ushqimeve dhe shpenzimeve të përditshme vazhdon të jetë një presion i rëndësishëm për buxhetet familjare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing