Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ekonomisti francez Jean-Claude Delgènes ka shkaktuar debat të gjerë në Francë, pas deklaratave të tij në televizionin Public Senat, ku tha se Franca ka mbetur pas në kushtet e punës – krahas Shqipërisë.
Ai u mbështet në një raport të vitit 2021 të Eurofound, por një analizë nga Euronews ka hedhur dritë më të qartë mbi këto të dhëna. Rezultatet tregojnë se, megjithëse Franca mbetet prapa shumë vendeve evropiane për sa i përket kushteve të punës dhe stresit të lartë, ajo nuk është “në fund” siç u pretendua.
Në renditjen e vendeve ku punëtorët përballen me “ngarkesë ekstreme” ose “shumë stresuese”, Franca renditet në vendin e 30 nga 36, duke lënë pas Kroacinë, Qipron dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në anën tjetër, Kosova është renditur në vendin e 10, duke shfaqur përqindje të ulët të stresit ekstrem në punë dhe duke u krahasuar me vende si Spanja dhe Suedia në segmentin e ‘ngarkesës së lartë’.
Situata në Francë është alarmante edhe për një tjetër arsye: vetëm gjatë dy muajve e gjysmë të fundit, pesë të rinj të moshave nga 15 deri në 19 vjeç kanë humbur jetën në aksidente në vendin e punës. Statistikat e Eurostat tregojnë se çdo ditë, mesatarisht, dy persona humbin jetën në punë në Francë.
Qeveria franceze është duke shqyrtuar masa më të rrepta kundër punëdhënësve përgjegjës, përmes gjobave dhe ndjekjeve penale.