Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Spanjishtja, gjuha më e lumtur në botë

Të Tjera  |  23.07.2025 Ora 8:01   

Një studim i gjerë gjuhësor i realizuar nga Universiteti i Vermont dhe MITRE Corporation ka zbuluar se spanjishtja është gjuha më e lumtur në botë. Hulumtimi, i quajtur “Hedonometer”, analizoi mbi 100 mijë fjalë në 10 gjuhë të ndryshme, përmes librave, këngëve, lajmeve, rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.

Rezultatet tregojnë se spanjishtja ka përqindjen më të lartë të fjalëve me ngarkesë pozitive – si “amor” (dashuri), “feliz” (i/e lumtur) dhe “gracias” (faleminderit) – krahasuar me gjuhë të tjera si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe kinezishtja.

Studiuesit theksojnë se gjuha nuk është vetëm mjet për të komunikuar, por edhe një reflektim i përditshmërisë, ndjeshmërisë dhe mënyrës se si e përjetojmë jetën. Ky fakt mund të ndihmojë në kuptimin e lidhjes mes kulturës, optimizmit dhe shprehjes gjuhësore.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing